19 Mars, 2018

I shpërthu telefoni teksa po fliste, vdes adoleshentja (FOTO)


Një vajzë 18-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është vrarë nga celulari i saj. “The Sun” shkruan se adoleshentja indiane ishte duke folur në telefon në momentin që ka shpërthyer.

Sipas mediave të huaja, Uma Oram e kishte telefonin në karikim kur po fliste me një të afërm kur ndodhi tragjedia në Odisha.

Adoleshentja pësoi dëmtime të rënda në kokë, gjoks dhe këmbë. Ajo mbërriti e vdekur në spital.

Fotot e telefonit që ka shpërthyer tregojnë se bëhet fjalë për një “Nokia 5233”, i dalë në treg në vitin 2010.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al