1 Prill, 2024

“I shfrytëzon në maksimum”- Françeska flet për banorin e “BBV”: E kam parë me Ledionën kur…./ Për kë konkurrent bëhet fjalë?


Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Françeska Murati ka analizuar lojën e Julian Dedës në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Sipas modeles, aktrori përdor informacionet dhe situatat e vajzave në shtëpi dhe i kthen në favorin e tij për të debatuar me banorët.

Françeska tha se këtë gjë ka bërë edhe me Lediona Xheladinaj, kur kjo e fundit goditi me vezë në kokë Romeo Veshaj, duke nxjerrë gazetaren shumë keq.

Nuk kuptojnë. Unë arrita në atë pikë që nuk kisha çfarë të bëja tjetër vetëm ti sulmoja vetë. Sepse duke i sulmuar ishte e vetmja mënyrë që ti nxjerr në pah ata me opinionet e tyre . E kam parë që Juli funksionon me opinionet e këtyre. Ata e shikojnë si babaxhan e donë edhe ia japin të gjithë informacionet. Ai i merr një pjesë këtu, një aty, bën llogaritjet dhe me të gjithë informacionet që i ka mbledhur godet. Këtyre iu thotë mos flisni, ndërkohë ku hinë dhe ua merr të gjitha situatat atyre. Këtë gjë e kam parë me Ledionën. Ia plasi Lediona vezën në kokë Romeos, u bë situatat e Julit për llogjike dhe të gjithë kosurin e keq e hëngri Lediona.”- tha modelja.

Të njëjtin mendim me Françeskën ka edhe Graciano, i cili tha se Juli është një shfrytëzues por këtë gjë nuk duhet ta bëjë me njerëzit e tij të afërt.

Është shfrytëzues i paparë. Unë jam dakord që duhet të shfrytëzosh situatën te kundërshtrai, do ja pish gjakun për këtë situatë por jo me njerëzit e tu”– u shpreh balerini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al