6 Qershor, 2023

I pari princ në 130 vite nga familja mbretërore/ Harry dëshmon sot në Gjykatën e Lartë, pas padisë për përgjim ndaj gazetës ‘Daily Mirror’


Princ Harry pritet të mbërrijë sot në Gjykatën e Lartë,  për të dhënë dëshminë e tij për një çështje ku edhe emra të tjerë të showbizit kanë ngritur kundër gazetës “Daily Mirror”.

230601095137-prince-harry-court-file-032723

Duka akuzon botuesit e këtij grupi mediatik për përgjim telefonash dhe shkelje privatësie, raporton media e huaj ‘Indipendent’.

Duka i Sussex ka paditur në gjykatë gazetarët e “ Sunday Mirror” dhe “Sunday People”, me pretendimin se këtë të fundit kanë përdorur metodat e hakërrimi të telefonave për të marrë informacion.

Duka do të jetë i pari princ që dëshmon në Gjykatë për 130 vitet e fundit, ku pritet të përshkruajë ankthin dhe zemërimin e tij për shkak të përndjekjes nga paparacët dhe ndikimin e tyre edhe tek ata që e rrethojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al