20 Korrik, 2018

I moshuari bën gjestin e veçantë, pasi gjeti në tokë zarfin plot me euro


Një akti i jashtëzakonshëm i ndershmërisë është kryer nga një pensionist 82-vjeçar i cili teksa kalonte në rrugë mes Battaglione Framarin dhe Legione Antonini, gjeti një zarf në tokë, pa emër dhe adresë.

I kuriozuar nga ajo çfarë mund të kishte brenda, i moshuari e hapi zarfin dhe pa atje brenda një tufë me kartëmonedha që gjithsej shkonin në shumën e një mijë eurove.

Pa u menduar dy herë, pensionisti menjëherë shkoi në stacionin e policisë dhe ia dorëzoi zarfin një agjenti, duke i treguar edhe detajet si e ku e kishte gjetur.

Zarfi do të dorëzohet te pronari i ligjshëm nëse ai do duhet të tregojë shumën e saktë të humbur dhe emërtimet e kartëmonedhave.

Sipas ligjit, nëse askush brenda një viti nuk i kerkon ato para, ato do të bëhen të pensionistit që i gjeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al