26 Tetor, 2022

I kopjoi vijën muzikore, Noizy dhe Loredana marrin masa ndaj këngëtarit serb


Noizy dhe Loredana sollën këtë verë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, ‘Heart Attack’ i cili u kthye menjëherë në hit duke u dëgjuar dhe jashtë kufijve shqiptarë. Kënga numëron miliona klikime në ‘YouTube’.

Mirëpo së fundmi ishte vënë re se kënga ishte kopjuar nga një këngëtar serb, emri i të cilit është Bogdan Ilic por njihet si Baka Prase. Artisti i cili është goxha i njohur dhe në rrjetet sociale publikoi këngën të cilin e kishte një ‘diss’ por vija muzikore ishte e njëjtë me atë të ‘Heart Attack’.

Tashmë duket se janë marrë masat përkatëse ndaj këngëtarit dhe kënga e tij nuk gjendet më në kanalin e ‘Youtube’-it, kjo për faktin se ai ka shkelur të drejtat e autorit.

Kujtojmë se që pas bashkëpunimit, Loredana dhe Noziy kanë krijuar një miqësi shumë të nguahtë së bashku, ku shpesh herë shihen nën paninë e njëri-tjetrit. Në rrjet është përfolur se mes tyre mund të ketë dhe një romancë por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim. Gjithashty fansat presin sërish një bashkëpunim muzikor nga ana e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al