7 Dhjetor, 2019

I keni gatuar gabim patatet e pjekura deri më sot, ja 4 defektet sipas ekspertit


1_Roast-potatoes-for-dinner

Disa herë, patetet e pjekura në furrë na dalin aq të mira sa të lëpish gishtat, por disa herë nuk kanë shijen perfekte që të gjithë kemi në mendje kur themi patate furre.

Shefi Jeff Baker, ka disa arsye të cilat thotë se ndikojnë që ju deri më sot ishit duke i gatuar gabim patatet.

Sipas tij, një nga faktorët kryesorë është blerja e patateve që nuk janë të freskëta.

Mund të duket e parëndësishme, por të blesh patate të freskëta është hapi i parë për përsosmërinë e pjekjes së tyre në furrë.

Së dyti, është zgjedhja e gabuar e llojit të patateve.

1_Roast-potatoes-with-crispy-seasoning-in-tray

E treta, përdorimi me shumicë i vajit me idenë e bërjes së patateve krokante, është e gabuar thotë shefi pasi kjo bën që të piqen jashtë dhe nga brenda të ngelen të pagatuara.

E katërta sugjeron shefi, mundohuni të bëni më shumë se dy tava nëse jeni shumë persona pasi patatet nuk duhet të piqen shumë afër njëra tjetrës, pra duhet të kenë hapësirë në tavë./Përktheu: Panorama, burimi: DailyStar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al