21 Qershor, 2018

I jep fund beqarisë aktorja e “Apartamentit 2xl”, shikoni si duket e veshur nuse (FOTO)


Esmeralda Metkaj ose siç njihet ndryshe Cubi është një nga aktoret e njohura të humorit që u bë shumë e dashur për publikun shqiptar falë roleve në spektaklin “Apartamenti 2xl”.

Edhe pse është mjaft aktive në rrjetet sociale për jetën e saj private është shumë e rezervuar dhe rrallë herë flet. Por pak minuta më parë, moderatori i njohur Turjan Hyska ka publikuar në “Instastory” një foto ku Cubi shfaqet e veshur me një fustan nusërie duke qëndruar përpara altarit.

Ndërkohë nuk dihet nëse aktorja po martohet prej vërteti apo është pjesë e një roli të ri.

“Ja erdhi dita o Cubi Metkaj”, ka shkruar Turi pranë fotos ku Cubi shfaqet duke mbajtur një tufë me lule.

Gjithashtu vetë Cubi ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan: “Diçka e re”. E ndjekësit e pyesin të habitur se çfarë po ndodh, duke qenë se dinë shumë pak nga jeta e saj private.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al