24 Maj, 2019

I fiksuar pas pokerit, zbuloni shumën marramendëse që ka humbur ish-futbollisti i Realit


Pokeri ka mbërthyer keq ish-futbollistin e Real Madridit, Thomas Gravesen. 43-vjeçari danez, i cili ka veshur fanellën e madrilenëve në sezonin 2005-2006, duke zhvilluar 34 takime, jeton 6 muajt të vitit në Los Anxhelos, teksa ka arritur një pasuri prej 113 milionë euro nga kjo lojë.

Por jo gjithmonë në bixhoz mund të kesh sukses. Prestigjiozia “Marca” zbulon gjithashtu edhe shumën më të madhe që danezi ka humbur në lojën me letra.

Bëhet fjalë për 61 milionë euro. Një shumë goxha e konsiderueshme, të cilën Gravesen e ka humbur në një lojë të vetme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al