23 Mars, 2024

I diagnostikuar edhe vetë me sëmundjen e rëndë, Mbreti Charles III reagon pasi Princesha Uellsit, Kate Middleton zbuloi se vuan nga kanceri


Mbreti Charles III është shprehur krenar për guximin e Kate Middleton, e cila doli hapur dhe foli për sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet, ka thënë Buckingham Palace.

kate middleton

Mbreti, i cili edhe vetë është diagnostikuar me kancer, “është në kontakt të ngushtë me nusen e tij të dashur”, thuhet në një deklaratë të shkurtër.

Mbështetja ka ardhur për Princeshën, e cila në një video të publikuar u shpreh se diagnostikimi me kancer ishte një shok i madh për të. Ajo i është nënshtruar kimioterapisë që nga fundi i muajit shkurtit.

Princesha tha se kishin qenë një “dy muaj tepër të vështirë” për familjen e saj, por shtoi ishte mirë dhe bëhej më e fortë çdo ditë.

Lajmi se Prinvesha vuan nga sëmundja e rëndë, vjen gjashtë javë pasi mbreti Charles ndërpreu paraqitjet e tij publike pasi u diagnostikua edhe vetë me kancer.

Të dy u trajtuan për një kohë të shkurtër në spitalin privat të Londrës Clinic në të njëjtën kohë.

Katerina iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, ndërsa Mbreti një procedure për trajtimin e prostatës së zmadhuar.

“Madhëria e tij është shumë krenar për Katerinën, për guximin e saj për të folur ashtu siç foli”, tha Buckingham Palace.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, të cilët u informuan për lajmin për shëndetin e princeshës përpara njoftimit të së premtes, thanë se do të “vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë”.

Kensington Palace nuk ka bërë të ditur llojin e kancerit me të cilin është diagnostikuar Katerina, por thotë se ka besim se ajo do të shërohet plotësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al