1 Shtator, 2023

I dhanë fund martesës së tyre, Sam Asghari flet pa “doreza” dhe tregon se çfarë dëmi i shkaktoi ndarja nga Britney Spears


Këngëtarja e njohur Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj Sam Asghari disa javë më parë i dhanë fund romancës së tyre 6-vjeçare.

Së fundmi 29-vjeçari zhvilloi një intervistë gjatë marshimit në Burbank California, ku ndër të tjera foli edhe për ndarjen e tij me fituesen e çmimit “Grammy”.

Ai tha se ndarja ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij profesionale, teksa shtoi se tani fokusi i tij është vetëm puna.

“Nuk jemi këtu për të folur për jetën time personale”, tha modeli.

Ndërsa vazhdoi: “Ne jemi këtu për të rritur ndërgjegjësimin për vëllezërit dhe motrat e mia që punojnë shumë dhe grevës për të ardhmen time. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt, kështu që të gjithë të mund t’i rikthehemi asaj që na pëlqen të bëjmë më shumë dhe të frymëzojmë njerëzit.”

Sam kohët e fundit është futur në botën e artit, ndërsa së fundmi ai vuri në dukje se ndarja me Spears ka ndikuar edhe në profesionin e tij duke përmendur kështu lidhjen me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.

Asghari dhe DiCaprio të dy kanë projekte të reja së bashku, pasi ai luan një rol në filmin e fituesit të çmimit “Oscar”, “Death Lotto”.

Kujtojmë që disa ditë më parë sipas një burimi për Daily Mail ish-çifti u ndanë pasi Sam i jepte informacione të atit të këngëtares, Jamie Spears, para dhe gjatë martesës së tyre.

Burimi thekson se Britney  dyshonte që modeli e ‘spiunonte’ tek i ati, në mënyrë që ai ende të kishte kontroll mbi të, edhe pasi fitoi gjyqin dhe mori lirinë dhe pavarsinë financiare në jetën e saj.

Ndërsa të tjera burime thanë për “ET” se ky informacion mbi aktorin është krejtësisht i pavërtetë dhe se ai s’e ka kontaktuar dhe as i ka dhënë informacione rreth saj.

Pas lajmit të ndarjes, një sërë akuzash të forta janë aluduar, duke përfshirë se Asghari akuzoi Spears se e kishte tradhtuar. Britney dhe Sam u fejuan në shtator të vitit 2021 dhe u martuan në qershor të 2022-shit, në një ceremoni madhështore në shtëpinë e saj.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al