22 Nëntor, 2019

I bën të dashurës dhuratën më të çuditshme që të mos e ngacmojë njeri (Foto)


Të jesh xheloz është e bezdisshme për një çift dhe mund të shkaktojë edhe debate, por jo në këtë rast! Një djalë ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale por edhe komike që askush të mos ja ngacmojë të dashurën.

Pedro i ka bërë një dhuratë shumë të çuditshme të dashurës së tij, në mënyrë që askush të mos i afrohet për të flirtuar me të.

“Nëse ti e vesh këtë në plazh, askush nuk do të të ngacmojë”, është shprehur ai.

Meqë Patty i ka qejf kostumet e plazhit, i dashuri i saj ka stampuar fytyrën e tij dhe ja ka dhuruar asaj.

Australiania i ka postuar në ‘Instagram’ fotot ku shfaqet e veshur me kostumin e çuditshëm të plazhit në të cilin është stampuar fytyra e të dashurit të saj.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al