17 Gusht, 2023

“Humba virgjërinë kur isha 12 vjeç”/ Këngëtarja e njohur rrëfen eksperiencën e saj seksuale: Babai im thërriti policinë!


Këngëtarja e njohur britanike, Lily Allen ka dhënë së fundmi një intervistë ku foli për të kaluarën dhe lidhjet e saj të dashurisë.

Teksa ishte e ftuar në podkastin “Life’s a Beach”, ylli kujtoi përvojën e saj të parë seksuale, e cila nuk duket se nuk përfundoi dhe aq mirë.

38-vjeçarja shpjegoi se ajo ishte me pushime në atë kohë me babain e saj të famshëm dhe aktorin Keith Allen dhe vëllain e saj Alfie.

Në atë kohë, Lily kishte një lidhje të fshehtë me dikë në Brazil dhe sa herë që babai i saj ishte larg shtëpisë, ajo gjente mundësinë ta takonte të dashurin.

Megjithatë, një ditë, Keith Allen u kthye në shtëpi më herët se sa pritej, ku zbuloi se vajza e tij nuk ndodhej aty.

Kështu ai menjëherë lajmëroi policinë, duke menduar se diçka i kishte ndodhur. Sigurisht, ai nuk e imagjinonte që Lili ishte larguar për të takuar dikë.

“Në fakt, nuk jam zhdukur saktësisht. E humba virgjërinë me një djalë të quajtur Fernando në Brazil. Isha rreth 12 vjeç”, tha këngëtarja në mënyrë karakteristike.

“Ata menduan se kisha humbur. Shkova në dhomën e tij të hotelit dhe padyshim, nuk u ktheva në timen. Kam fjetur aty”, shtoi ajo.

 “U zgjova dhe babai im kishte thirrur policinë. Në të gjithë hotelin kishte polici. Nuk mund t’u thoja thjesht se e humba virgjërinë”, shpjegoi Allen.

“Ishte gjithçka aq traumatike sa nuk bëra më seks për një kohë”, përfundoi 38-vjeçarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al