3 Tetor, 2017

‘Humanizimi’ i Instagram-it, ja 3 risitë domethënëse


Nëse keni fëmijë adoleshent ka shumë mundësi që të ketë Instagram. Nëse është në Instagram, ka gjithashtu shumë mundësi që ndonjë të ketë bërë ndonjë koment të shëmtuar në fotot e tij. Sipas një studimi, Instagrami është tani platforma më e madhe e fyerjeve kibernetike, duke lënë pas Facebook-un, që gjithsesi, fëmija juaj do e quante ‘për pleqtë’.

Duke dashur të shtojnë pak mirësi në këtë klimë të ashpër kibernetike, skuadra e Instagramit ka shtuar dy tipare të rëndësishme për të ndihmuar qindra miliona përdoruesit e tij, fëmijë dhe të rritur, të ndiejnë më pak inat në favor të dashurisë.

 

Ke më shumë kontroll për cilin mund të komentojë dhe çfarë mund të thotë:

Instagram nisi të marrë masa kundër bullizmit në qershor, kur aplikacioni shtoi filtra për të bllokuar komentet ofensive. Për t’u siguruar që e keni të aktivizuar, së pari vendosni variantin më të fundit të aplikacionit, pastaj shkoni te ‘settings’ në profilin tuaj, klikoni te ‘Comments’ dhe konfirmoni që “Hide Offensive Comments” është i klikuar. Gjithashtu mund të zgjidhni fjalë specifike që të filtrohen dhe të bllokohen.

Tipari më i ri anti-bullizëm, megjithatë, shkon një hap më tej. Ju mund të shkruani emrin e një personi që bën vazhdimisht komente fyese te “Block Comments From” te ‘Comments controls’ dhe nuk do i shohësh më kurrë fjalët e tij të pahijshme. Dhe ai nuk do ta dijë kurrë që është bllokuar.

Ti mund të gjesh fëmijët që kanë një problem:

Një tipar tjetër i ri shpëtimtar, kryesisht për në Amerikë, është krijuar nga historitë e rënda ku fëmijët kanë postuar video live ku ndajnë mendimet e tyre depresive. Ky tipar i ri i lejon përdoruesit të raportojnë dikë që është në rrezik, pa u zbuluar: Instagrami do të dërgojë menjëherë një njoftim që thotë “Ne po mbërrijmë te ju t’ju ndihmojmë” me opsionet për të kontaktuar menjëherë me linjën e ndihmës 24/7, për të lexuar këshillat si të gjesh ndihmë ose për të telefonuar një mik që ata  i besojnë.

Ti mund të shpërndash pak mirësi në sferën kibernetike:

Tipari i tretë i ri nuk është kaq i rëndësishëm, por është shumë i bukur. Ju mund të dërgoni tani disa ‘stickers’ mirësie që janë në të vërtetë disa ‘emojis’ me ngjyra që mbartin shumë gëzim.  Instagram po sponsorizon “mure mirësie” në qytete rreth e qark botës. Artistët do të lyejnë muret me shumë ngjyra për të nxitur njerëzit të jenë më të dashur. Nëse sheh ndonjë, shkruaj një mesazh të bukur dhe postoje me tag-un #KindComments.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al