13 Mars, 2018

“Huawei” do të nxjerrë në treg alternativën e lirë të celularëve të shtrenjtë (FOTO)


“Huawei” do të nxjerrë shumë shpejt në treg celularin që shikohet si alternativa e lirë e “smartphone”-ve të shtrenjtë si “iPhoneX” dhe “Samsung Galaxy S9”.

“Honor View 10” shikohet nga ekspertët si një “konkurrent serioz” i celularëve që kushtojnë rreth 1000 euro dhe mund të blihet për gjysmën e këtij çmimi, shkruan tch.

Kjo pajisje ka dy ngjyra: bojëqiell dhe të zi. Celulari ka 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtjen e materialeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al