20 Gusht, 2021

Homoseksualët në Izrael nga data 1 tetor mund të dhurojnë gjak, ministri i Shëndetësisë tha se…


Nga data 1 tetor Izraeli ka hequr kufizimin që homoseksualët nuk mund të dhurojnë gjak.

epa09245492 A person wears a rainbow-colored Kippah as members and supporters of the LGBTI (lesbian, gay, bisexual, transgender, and intersex) community participate in the annual Jerusalem March for Pride and Tolerance, in Jerusalem, Israel, 03 June 2021. Thousands of people took part in the event organized by the Jerusalem Open House for Pride and Tolerance, held under heavy police security. EPA/ATEF SAFADI

Lajmi është njoftuar nga ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horoëitz, i cili foli për një “fakt historik”.

Diskriminimi kundër meshkujve homoseksualë, shpjegoi Horoëitz, vetë homoseksual, ka mbaruar.

Kur u bëra ministër urdhërova heqjen e pyetjeve diskriminuese dhe të parëndësishme që ishin vendosur në pyetësorin e dhurimit, një trashëgimi e një stereotipi që i përket të kaluarës. Nuk ka dallim mes gjakut të një heteroseksuali dhe të një homoseksuali”, tha ai.

Lëvizja izraelite LGBT, e falenderoi ministrin për “këtë vendim të rëndësishëm”.

Shumë vende, duke përfshirë Izraelin, i ndalonin homoseksualët të japin gjak nga frika se mund të jenë bartës të HIV, virusi që shkakton AIDS.

Aktualisht është e ndaluar në Izrael dhurimi i gjakut nga persona që kanë kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtin seks 12 muaj para dhurimit të gjakut.

Sipas vendimit të ri, formulimi që do të shfaqet në pyetësorin e dhurimit të gjakut, do t’i referohet idesë “të bësh seks me rrezik të lartë”, me partner të rinj ose të shumëfishtë, pavarësisht nga orientimi seksual dhe gjinia.

Ata që kanë dëshirë të dhurojnë gjak, por që deklarojnë se janë përfshirë në “një marrëdhënie seksuale me rrezik të lartë” do të ndalohen të dhurojnë për tre muaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al