4 Dhjetor, 2018

Historia prekëse e vogëlushit nga Afganistani, ja si e humbi dhuratën e marrë nga Messi


Lionel Messi është një nga lojtarët me famë botërore shumë të përhapur, i adhuruar për atë çka ai jep në fushën e lojës. Fanellat e Leos janë të shpërndara anembanë globit, përveçse një rasti i cili është bërë virale kohë më parë.

Murtaza Ahmadi është fëmija i cili preku zemrat e të gjithë njerëzve, madje edhe të vetë argjentinasit, me postimin e bërë në rrjetet sociale, në kushte ekstreme të varfërisë dhe të luftës. Një “fanellë” prej qese, e modeluar vetë nga fëmija ku në shpinë kishte te shkruar emrin e idhullit të tij, Lionel Mesit.

Nuk mund të rrinte pa bërë asgjë edhe vetë lojtari i Barcelonës, duke organizuar një takim me vogëlushin në Katar dhe duke i dhuruar atij një fanellë të tij, kësaj here një të vërtetë. Por fëmija ka humbur pa vullnetin e tij atë dhuratë të çmuar që kishte për shkak të konflikteve në vend.

“Nuk mundëm të sjellim, sepse ne u larguam nga shtëpia gjatë natës dhe nëna ime kërkoi të linim topin dhe fanellën”- tha i riu për agjencinë Efe në Kabul. Duket se vogëlushi është akoma dhe më i prekur nga kjo ngjarje, duke mos e ruajtur dot dhuratën e tij të çmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al