19 Korrik, 2018

Historia e 32-vjeçares: Vajza ime akuzon bashkëshortin tim për abuzim seksual, çfarë të bëj?


Vajza ime 13-vjeçare ka akuzuar bashkëshortin tim se e ka akuzuar seksualisht, e unë nuk di çfarë të bëj. Kështu e ka nisur letrën një 32-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”.

Ja çfarë i shkruan gruaja psikologes:

Bashkëshorti im është 33 vjeç. Ai është njerku i vajzës sime. Unë dhe ai jemi bashkë që kur bija ime ishte 6 vjeçe dhe së bashku kemi një djalë 5-vjeçar.

Vajza ime e akuzon njerkun për abuzim seksual. Sipas saj kjo ka ndodhur kur unë kam qenë në punë dhe djali në shkollë. Në këtë histori tashmë janë përfshirë edhe policia dhe shërbimet sociale. Bija ime e di se çfarë kjo do të thotë dhe nuk besoj se do më gënjente në një gjë të tillë.

Por bashkëshorti im thotë se ajo po mashtron. Madje ai nuk do qe ne të ndahemi, por kam shumë frikë të humbas vajzën time. Kam folur me të dy dhe nuk po di kë të besoj. Nuk e di se çfarë duhet të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Të kuptoj shumë mirë se si mund të ndiheni në këto momente, por nëse ju e dini që vajza juaj nuk do të gënjente rreth një gjëje kaq madhore, a nuk e meriton ajo që të dëgjojë nga nëna e saj se ju keni besim te ajo?

Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për të që të tregonte një gjë kaq të keqe që i ka ndodhur, prandaj duhet t’i qëndroni sa më pranë vajzës tuaj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al