4 Tetor, 2022

“Hipokrit, e përdori për lojë!” Dikur e sulmonte duke mbështetur Beatrix Ramosaj, por çfarë thotë sot Ardit Çuni për Donaldin dhe Borën


“Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë.”-ka thënë mes të tjerash Ardit Çuni për Donald Veshajn me të cilin ka patur një marrëdhënie të keqe dhe me debate të shumta në “Big Brother VIP”. Mes të tjerash ai ka mbështetur publikisht Beatrix Ramosajn për të cilën ka thënë se është përdorur për lojë nga Donaldi.

“E kam kontaktuar në disa momente për t’i dhënë pak dashuri dhe respek sepse i mungonte së fundmi dhe e pamë shumë mirë të gjithë publikisht. E kam telefonuar edhe mamin e Trixës para dy ditësh për ta pyetur për Trixën. Doli fjala ime dhe më vjen keq sepse nuk doja të dilte. Beatrix u përdor dhe më vjen keq sepse është shumë e mirë dhe kishte ndjenja të sinqerta.”-tha ai referuar lidhjes së saj me Donaldin para pak muajsh.

Por, çfarë ka për të thënë ai sot për Donald Veshajn dhe Bora Zemanin që janë rikthyer sërish bashkë?

Këngëtari ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur: “Flet me Donaldin? Se me Borën e dimë se po.”

“Pse kur nuk kam folur?”, shkruan Arditi shoqëruar me disa emoji të qeshurash, një pyetje retorike për të treguar se nuk kanë patur mëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al