8 Maj, 2020

“Hej zonjushë me të pasme falso”- Tayna akuzon reperen gjermane për vjedhje dhe i kthehet keq: Të paktën më jep meritat për …


Tayna ka akuzuar reperen e famshme gjermane Shirin David për vjedhje të shprehje të saj “Argh”, që jemi mësuar ta dëgjojmë në çdo këngë të saj.

Në një postim në Instagram, reperja shqiptare publikon një video të momentin kur Shirin këndon shprehjen e saj ndërsa e quan gruan me të pasme falso.

Tayna i kërkoi që ti japë meritat për përdorimin e zërit të saj, ndërsa e shoqëroi postimin me një puthje për reperen gjermane.

“Hej zonjushë me të pasme falso, të paktën më jep merita që ke përdorur emrin tim,”- shkroi ajo.

Tayna është një nga reperet më të njohura në Shqipëri, e cila u bë e njohur me këngën e saj “Columbiana”.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al