9 Maj, 2019

Harry dhe Meghan thyejnë traditën, ja kuptimi i veçantë i emrit që zgjodhën për djalin e tyre


Archie Harrison Mountbatten Windsor është emri që Duka dhe Dukesha e Sussex kanë vendosur për djalin e tyre, që erdhi në jetë më 6 maj.

Mediat britanike shkruajnë se njoftimi i emrit erdhi pasi Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut u takuan me stërnipin e tyre të tetë për të parën herë, në kështjellën Uindsor.

Duke e quajtur djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten Windsor, Princ Herry dhe Meghan Markle kanë zgjedhur të mos përdorin një titull për fëmijën e parë të tyre.

Sipas ekspertëve, Archie nuk ka konotacione mbretërore britanike dhe Harrison po ashtu është një emër krejtësisht i ri për familjen mbretërore.

Archie do të thotë i pastër, i fortë apo trim dhe është më popullor në Britani se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është zakonisht një formë e shkurtuar e emrit Archibald, por tani përdoret shpesh si emër thjeshtë Archie.

Gjithashtu bëhet e ditur se si fëmija i parë i një duke, Archie mund të ishte quajtur Konti i Dumbartonit një nga titujt e Herry-t, ose të ishte Lordi Archie Mountbatten Windsor.

Por në fakt ai do të jetë thjeshtë zotëria Archie Mountbatten Windsor. Ky është një sinjal i qartë se dy prindërit e rinj nuk duan ta rrisin të birin si një mbretëror formal.

Ndërkohë pasi e prezantuan atë më herët, ditën e mërkurë, Meghan tha: “Ai ka temperament shumë të ëmbël. Është shumë i qetë, thuajse një ëndërr.” E ndërsa ata qeshnin, princi Herry shtoi: “Nuk e di nga e ka marrë këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al