24 Prill, 2018

Harrojeni këmishën 1 mijë dollarë, ja çmimi i xhaketës së Alketës të veshur mbrëmë


Një javë më parë këmisha rozë e moderatores së njohur Alketa Vejsiu u komentua shumë për shkak të çmimit, 1100 dollarë. Madje u bë edhe krahasimi me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, e cila ka patur një këmishë të tillë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme “Në kurthin e Piter”, Alketa u shfaq sërish e veshur me rozë, por këtë herë me një xhaketë-fustan që e bënte të dukej si gjithmonë në super formë.

Mirëpo me këtë xhaketë moderatorja nuk ka harxhuar aq shumë sa me këmishën. Faqja “whattheywearin” bën të ditur se çmimi i kësaj xhakete është vetëm 60 euro.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al