29 Qershor, 2023

“Hajde gënjeshtër hajde” /Pasi konfirmoi që Luiz Ejlli do të jetë pjesë e “Kepit të Vip-ave”, këngëtari nxjerr ‘bllof’ Olsa Muhametin


Autorja e reality show “Kepi i Vip-ave”, Olsa Muhameti së fundmi ka qenë në e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar detaje të reja nga spektakli.

Ajo tha se edhe fituesi i “BBV” Luiz Ejlli do të jetë pjesë e këtij reality show, ndërsa shtoi që ishte moderatorja e programit Kiara Tito e cila ka bërë që të merrte pjesë në këtë spektakël.

“Luizi ishte dhe do të jetë pjesë. Ka qenë koha kur shkonte edhe në Amerikë. Agjenda e Luizit u bë më e rëndësishme se çdo agjendë tjetër në jetën time sepse duhet të vinte të shkonte dhe duke është marrë me organizimi dhe stafin mereshim edhe me oraret që duhet të ndërthureshin sepse ai ka pasur dhe ka një agjendë të ngarkuar. Por ishte Kiara që erdhi sepse për ndryshe nuk do të vinte.”- tha Olsa.

Një fanpage i Luizit ka qenë e para që e ka përgënjeshtruar fjalët e Olsës përmes një postimi në Instagram, teksa këtë koment e ka mbështetur vetë Luizi duke thënë: “Hajde rren hajde. Dhe më siguri e thotë. Meqë ra fjala, tani jam në Korçë, por për 10 sekonda më këni në Lezhë. Cit. Olsa.”– tha Luizi.

Megjithatë nuk ka mjaftuar ky veprim i këngëtarit, pasi ai gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në InstaStory.

Kam frikë të bëj foto tek Harku i Berdicës, se del ndonjëra dhe thotë: Është tek Harku i Triumfit”, ka shkruar Luizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al