14 Qershor, 2019

Habiten fansat e Justin Bieber, fton Tom Cruise të përballen në ring


Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, i ka habitur të gjithë fansat e tij teksa ka ftuar në një sfidë të çuditshme aktorin e “Hollywood”-it. Tom Cruise.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, këngëtari kanadez e ftoi aktorin e famshëm të përballej me të në ring.

Postimi i Bieberit në “Twitter” u u bë virale menjëherë në rrjet, duke befasuar adhuruesit e yllit të popit, që e konsideruan një provokim të hapur.

Por këngëtari reagoi menjëherë duke sqaruar se si qëndronte e vërteta. Justin tha për TMZ se e gjitha ishte një shaka dhe se nuk e ftonte në të vërtetë Tom-in në ring.

“Ishte një mesazh momenti në twitter, pasi kisha parë një intervistë dhe nga ajo e mora shtysën”, ka rrëfyer këngëtari. Ky i fundit ka shtuar se nuk do të guxonte ta bënte një gjë të tillë, pasi Cruise “do ta bënte të vdekur”.

“Duhet të isha më në formë nëse do të doja vërtet një përballje të tillë, sepse tani jam tepër i dobët”, ka thënë Bieber.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al