12 Shtator, 2018

Habit grupi me famë botërore, këndon “Xhamadani Vija Vija” në koncert


Në Rahovec të Kosovës, për tre ditë me radhë mbahet festivali i njohur i quajtur “Hardh Fest” që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Si çdo vit, organizatorët e festivalit kishin ftuar këngëtarë me famë botërore, përveçse atyre vendas. Kësaj radhe sollën në Kosovë një ndër grupet më të njohura të rock-ut në Suedi, “Madman’s Choice”.

Edhe pse jo shumë i njohur për publikun shqiptar, ata menjëherë u elektrizuan nga surpriza që “Madman’s Choice” kishte rezervuar për ta. Solisti i grupit, gjatë performancës së tyre, nisi të këndonte këngën e mirënjohur patriotike “Xhamadani Vija Vija”, të cilën publiku e shoqëroi më së miri .

“Madman’s Choice” është një grup rock-u/alternativë nga Gothenburg, e cila përbëhet nga 4 anëtarë: Morgan de Boer, Peter Gustafsson, Gustav Linde, Patrik Petersson.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al