22 Shkurt, 2022

Guri i çmuar që lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai


Një gur i lindjes është një gur i çmuar që përfaqëson periudhën e lindjes së një personi që zakonisht është muaji ose shenja e horoskopit.

Gurët e lindjes shpesh mbahen si bizhuteri. Megjithatë kini parasysh që për shkak të interpretimeve të ndryshme, gurët përkatës për secilin muaj mund të ndryshojnë, ndaj nuk keni pse kufizoheni; mund të mbani çdo gur që mendoni se përcjell energjinë që dëshironi.

 

Janar – Garnet: lidhet me vitalitetin, dashurinë dhe dritën.

 

Shkurt – Amethyst: lidhet me spiritualitetin, qartësinë mendore dhe shërimin.

 

Mars – Aquamarine: lidhet me lumturinë martesore dhe intelektin superior.

 

Prill – Diamant: lidhet me forcën dhe dashurinë e përjetshme.

 

Maj – Smerald: lidhet me inteligjencën e shtuar, objektivitetin dhe shërimin.

 

Qershor – Perla: lidhen me ndershmërinë, pastërtinë, mençurinë dhe fuqinë.

 

Korrik – Rubin: lidhet me forcën, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e zemërimit.

 

Gusht – Peridot: lidhet me largimin e shpirtrave të këqij.

 

Shtator – Safir: lidhet me mbrojtjen ndaj dëmtimit fizik dhe mendor, mbrojtjen nga qëllimet e këqija si zilia.

 

Tetor – Opal: lidhet me dritën dhe magjinë.

 

Nëntor – Citrine: lidhet me shërimin, lumturinë dhe sjell lehtësim për stresin dhe dhimbje të tjera fizike.

 

Dhjetor – Topaz blu: lidhet me pasurinë.

                  Burimi/ Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al