15 Mars, 2019

Grushte dhe shkelma kokës, gratë zihen përpara fëmijëve të trembur në autobus (VIDEO)


Ky është momenti shokues kur dy femra zihen me grushte përpara fëmijëve të trembur, teksa udhëtojnë në një autobus.

Pamjet e filmuara nga një tjetër pasagjer tregojnë sesi dy gratë bërtasin dhe shajnë njëra-tjetrën, megjithëse janë të rrethuar nga pasagjerë të tjerë.

“Daily Mail” shkruan se ngjarja u regjistrua në një zonë urbane në Angli. Në një moment u duk se sherri mbaroi, por nisi sërish kur njëra nga gratë e përfshira u mundua të zbriste nga autobusi.

Ndërsa i afrohet pjesës së përparme të automjetit, ajo i bërtet tjetrës: “Mos zbrit nga autobusi me mua”. Më pas u rikthye sërish dhe nisën sharjet dhe goditjet me grushte.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar se aty ka ardhur policia, e cila ka nisur hetimet sesi ka nisur sherri dhe për të zbardhur ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al