13 Shkurt, 2018

Grupi i famshëm “Metallica” sërish me flamurin shqiptar (VIDEO)


Grupi më i famshëm i muzikë Heavy “Metallica” ndodhet në një tur në Itali, ku mbrëmjen e djeshme kanë dhënë koncert në Bologna.

Në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Instagam”, grupi ka postuar video teksa kanë qenë duke dhënë autografe, në prova dhe gjatë koncertit.

Por ajo që bie në sy është pikërisht videoja e publikuar në “Instastorie” gjatë provave, ku në dhomë është edhe flamuri shqiptar në të cilin shkruhet “Metallica”.

Ndërkohë kujtojmë se edhe vitin e kaluar grupi i njohur u fotografua me flamurin shqiptar gjatë ditëve të turit të tyre në Britani.

Në atë kohë fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër. I njohur në rrjetet sociale si një prej fansave të zjarrtë shqiptar të Metallica.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al