18 Shkurt, 2020

Grabitësi po i merrte lekët në arkë, pronari i guximshëm i dyqanit i merr armën nga xhepi dhe e godet në kokë


Ky është momenti i tmerrshëm i përballjes së një pronari dyqani me një hajdut. Në pamjet e publikuara shihet çasti kur pronari i merr armën hajdutit dhe më pas e godet në kokë me të.

Vijayakumar Gowsikan e mori armën nga xhepi i grabitësit, pasi ky i fundit dhe një person tjetër shkuan për të vjedhur dyqanin në Basford, Nottingham.

Ata u përballën me njëri-tjetrin dhe disa momente më vonë hajduti kthehet me thikë.

Por Gowsikan arriti të mbrojë dyqanin e tij duke e gjuajtur me shishe grabitësin, i cili u arratis.

“Nuk e di çfarë më erdhi në mendje, thjesht e bëra”- tha Gowsikan.

Ndërsa policia policia po punon për kapjen e dy autorëve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al