23 Maj, 2022

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard/ A do të dëshmojë Kate Moss?


Modelja Kate Moss do të dëshmojë këtë mërkurë në gjyqin për shpifje të Johnny Depp kundër Amber Heard, thanë burime për “New York Post.”

Avokatët e Depp-it u panë duke festuar disa javë më parë, kur Heard papritmas përmendi Moss gjatë dëshmisë së saj, duke thënë se ajo kishte dëgjuar një thashethem që Depp e shtyu modelen britanike poshtë shkallëve.

Amber pretendoi se në një debat në vitin 2015 me burrin e saj, ajo u shqetësua se ai do të dëmtonte motrën e saj, Whitney, e cila ishte e pranishme në sherrin e tyre atë kohë. Ajo tha se në atë moment “mendoi për Kate Moss dhe rënien e saj nga shkallët”. Komentet e saj shkaktuan një reagim nga avokati i Johnny, Ben Chew, i cili mund të shihej duke qeshur e festuar.

“Amber përmendi një ish të Johnny-t që e ndjente qartë se nuk e mbështeste atë, gjë që nuk mund të ishte më larg nga e vërteta”, tha një burim i afërt me Depp për “The Post” në atë kohë.

48 ​​vjeçarja Kate Moss, ishte në një lidhje me Depp midis 1994 dhe 1997. Ajo do të dëshmojë me video link live dhe do të telefonohet nga ekipi i Depp-it, thanë burimet. Emri i Kate ishte i ndaluar të përfshihej në procedura – por tani ekipi i Johnny mund të kërkojë dëshminë e saj për të hedhur poshtë një incident të përfolur mes Johnny dhe Kate.

“Moss thuhet se është ende mikeshë me Johnny-n dhe dëshmia e saj nuk u lejua të jepej më parë sepse nuk ishte aq e rëndësishme,” -tha një avokate e njohur në Kaliforni, Mitra Ahouraian. “Ky është një gabim që Heard bëri, duke përmendur Kate Moss, e cila potencialisht i hapi derën skuadrës së Depp të sjellë Moss si dëshmitare  dhe Moss të thotë se: “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, -shpjegoi Ahouraian.

Halim Dhanidina, një avokat i mbrojtjes penal dhe ish-gjyqtar i Kalifornisë ka thënë për “Neë York Post” se ekipi i Depp-it tani mund të përpiqet të përdorë përmendjen e Moss në avantazhin e tyre. Dhanidina tha se ekipi i Depp mund të thoshte: “Ti e solle Kate Moss. Ajo nuk do të ishte pjesë e këtij gjyqi, por tani ajo është.” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al