29 Qershor, 2018

Gjiko tregoi edhe njëherë se është romantik, ja propozimi për martesë që i bëri të dashurës


Reperi i njohur Gjiko është prej më shumë se dy vitesh në lidhje me moderatoren e njohur, Elita Rudi. E mesa duket shumë shpejt çifti do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tyre.

Këtë lajm të bukur e ka bërë të vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjiko shfaqet i ulur në gjunjë përpara të dashurës  së tij duke e propozuar për martesë. “Ajo tha po”, shkruan ai krahas fotos.

Edhe Elita ka postuar këtë moment në profilin e saj në “Instagram” ku shkruan: “Thashë po”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al