2 Korrik, 2018

Gjiko i propozon martesë Elita Rudit, i ulet në gjunjë siç nuk e bën asnjë reper


Një ditë më parë, Elita Rudi festoi ditëlindjen e saj të 25-të dhe për këtë ditë të veçantë, partneri i saj Gjiko kishte përgatitur një surprizë mjaft speciale. Ai kishte mbushur të gjithë shtëpinë me trëndafila të llojeve të ndryshme dhe më pas kishte përgatitur një darkë me gjithë njerëzit e afërt. Por surprizat e Gjikos nuk paskan të mbaruar.

Për ditëlindjen e saj, reperi ka vendosur t’i propozojë për martesë. Gjatë ditës së djeshme, Gjiko publikoi një fotografi nga ky çast emocionues, ku vërshuan komentet. Reperi shihet i ulur në gjunjë përpara Elitës për t’i propozuar, një gjest ky që nuk pritej nga fansat për një reper.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al