13 Qershor, 2019

Gjiknuri dhe Fino, sy më sy me një personazh të Migjenit


Nëse ecën në këmbë rrugëve të Tiranës, padyshim që njerëzit që lypin i takon pothuajse në çdo rrugë. Ata bëhen më të shumtë, sidomos në disa rrugë që kanë të përqendruara lokale luksoze, si p.sh rrugët e ish-Bllokut, me shpresën se aty njerëzit janë më të kamur dhe mund të falin më shumë.

Me një pamje të tillë u përballën pak ditë më parë ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, dhe deputeti socialist, Bashkim Fino. Teksa kalonin në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ata u përballën me kërkesën e një zonje të vjetër në moshë, e cila kërkonte t’i falnin ndonjë lek.

Duket nga fotoja se sa i çuditur është Fino, teksa e dëgjon kërkesën për lëmoshë, ndërkohë që po tymos puron e tij që nuk e ndan nga dora. Përballja e pushtetarëve me njërëzit e varfër është me të vërtetë diçka shumë pozitive për të parë dhe prekur realitetin ashtu siç është.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al