27 Qershor, 2023

“Gjici dhe Alma Kaçi janë viktima të njëri-tjetrit”/ Zhaku habit me deklaratën e fortë: Në zyrat e shtetit ka gjithmonë ngacmime dhe abuzime s*ksuale


Aktivistja Zhaklin Lekatari i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj teksaisht e ftuar ditën e sotme në ‘Top News’. Teksa komentoi skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, Zhaku tha se ngacmime dhe abuzime seksuale ka gjithmonë në zyrat e shtetit.

Ndër të tjera, Zhaku theksoi se ajo nuk i sheh si viktima Alma Kaçin dhe Gjicin, pasi sipas saj abuzime dhe ngacmime seksuale ka gjithmonë në zyrat e shtetit.

Sipas Lekatarit, ajo duhet ta kishte denoncuar rastin nëse ishte kështu, ndërsa bëri deklaratën e bujshme, kur tha se në zyrat e shtetit ka dhe përdhunime.

“Mes deklaratës së Almës dhe zotit Gjici ka një përplasje. Ajo thotë që herën e parë është ngacmuar seksualisht dhe prandaj vendosi ta filmonte teksa përfshihej në aktin seksual sepse mendoi se ai e pëlqente. Ti kur u ndjeve e ngacmuar duhet ta kishe denoncuar, për t’u zbuluar dhe fakti që në zyrat e shtetit ka ngacmime të tilla, ka abuzime seksuale. Prandaj thashë që nuk i shoh si viktima, as Almën, as Gjicin sepse ata janë viktima të njëri tjetrit, por ka përplasje.

E dimë që në Shqipërinë tonë problemet me drejtësinë janë të mëdha dhe ka një mungesë besimi. Por gjithsesi, ne duhet t’i respektojmë këto institucione. Duhet të denoncojmë rastin, t’i monitorojmë për zbatimi ne ligjit dhe t’u bëjmë preison”, tha Zhaklina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al