10 Maj, 2019

Gjashtë muaj heqje patente për David Beckham, u kap duke i dhënë makinës me celular në dorë


Ish-futbollisti i famshëm, David Beckham, është dënuar me 6 muaj heqje patente, sepse shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

44-vjeçari, bashkëshort i Victoria Beckham, u kap duke i dhënë makinës teksa përdorte njëkohësisht edhe celularin.

Ai kishte pranuar fajësinë për drejtim automjeti teksa përdorte telefonin në rrugët e qendrës së Londrës, që prej 21 nëntorit. Por sipas mediave të huaja, vetëm këtë të enjte, një gjykatë britanike shqyrtoi provat e fotografimit të tij prej një qytetari të rastit, duke përdorur telefonin celular teksa lëvizte “shumë ngadalë” për shkak të trafikut të rënduar.

Për këtë shkelje të qarkullimit rrugor, Beckham-it iu hoqën 6 pikë në lejen e drejtimit, e po kaq është ndëshkuar edhe më herët për shkak të lëvizjes me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Madje ish-kapiteni i Anglisë është gjobitur edhe me 750 paund, është detyruar të paguajë 100 paund shpenzime hetimore, e më tej edhe një kamatëvonesë prej 75 paundësh, që të gjitha këto brenda 7-ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al