17 Shtator, 2020

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë, por e kanë mbajtur të fshehtë?


Babai i supermodeles, Gigi Hadid ka nxitur thashethemet se 25-vjeçarja ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.

Mohamed Hadid bëri një postim në Instagram, që dukej se ishte njoftimi i ardhjes në jetë të nipit ose mbesës së tij.

Në postim, tashmë të fshirë, biznesmeni shpërndau një foto të një poezie të shkruar me dorë drejtuar “nipit/mbesës së vogël”.

Ai shpërndau poezinë me një mbishkrim ku shkruhej: “Në emër të Zotit të mëshirshëm dua të them që të dua dhe kaq krenar për ty Gigi Hadid.”

Fansat menjëherë pyetën Mohamed nëse supermodelja dhe i dashuri i saj ishin bërë prindër për herë të parë.

Por ai i hodhi poshtë thashethemet duke u përgjigjur: “Jo, jo akoma.”

Megjithatë, kjo nënkuptoi se 25-vjeçares i kanë ardhur dhimbjet e lindjes dhe se foshnja do vijë në jetë brenda orëve.

Ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim nga Gigi Hadid rreth thashethemeve se është bërë nënë, por e ka mbajtur të fshehtë.

Supermodelja dhe këngëtari Zayn Malik nuk kanë zbuluar ende gjininë e bebit.

Zayn ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së Gigit.

/Panormaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al