25 Nëntor, 2022

“Gëzuar ditëlindjen zemër, të duam më shumë se çdo gjë”/ Urimi romantik i Dj Dagz për Einxhel Shkirën


Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira një ndër personazhet më të komentuar të showbizz-it.

Me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”, njohjen me Dj Dagz dhe më pas me lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë, moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Sot ajo mbush 33 vjeç,  nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansa, miq dhe kolegë por gjithashtu nuk ka munguar një urim nga partneri i saj. “Gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam më shumë se çdo gjë zemër”, ka shkruar Dagz krahas një videoje ku shihet moderatorja duke fryrë qirinjtë e tortës.

Einxhel Shkira është duke shijuar tashmë ditët e fundit të shtatzanisë. Moderatorja dhe partneri i saj Dj Dagz do të bëhen për herë të parë prindër të një djali.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” është goxha aktive në Instagram dhe përpiqet të jetë sa më afër ndjekësve të saj. Së fundmi Einxhel ka folur rreth rikthimit të saj në ekran ku ka zbuluar për fansat se do të rikthehet sezonin e ardshëm televiziv. “Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi një projekt televiziv vitin e ardhshëm”– tregoi Einxhel.

 Më pas ish-banorja shtoi: “Do të kemi shumë madje, vetëm nëse mbes prapë shtatzënë nuk mbaj përgjegjësi për premtimet e mia”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al