28 Tetor, 2022

Gerard Pique përballet për herë të parë me Shakirën disa muaj pas ndarjes së tyre të bujshme


Gerard Pique u pa teksa vizitonte ish-partneren, Shakira në shtëpinë e saj ndërsa po ‘luftojnë’ ende për kujdestarinë e fëmijëve të tyre pas ndarjes së bujshme.

Lojtari i Barcelonës mbërriti në shtëpinë e yllit për të takuar fëmijët e tij, Sasha dhe Milan, sipas Marca Magazine.

Gazeta raportoi se futbollisti shmangu përplasjen me paparacët ndërsa doli nga Porsche-ja e tij dhe mori rrugën për në shtëpi. Pique qëndroi në shtëpi për gati 10 minuta në vizitën e tij të parë në shtëpinë e këngëtares që kur ata njoftuan ndarjen e tyre në qershor.

Kjo vjen pasi ish-çifti negocion marrëveshjen për kujdestarinë e djemve të tyre dhe mund ta çojnë betejën në gjykatë nëse nuk arrijnë një zgjidhje së shpejti.

Ndërkohë, Shakira po shijon suksesin e këngës së saj ‘Monotonia’, të cilën ia dedikoi ish- partnerit të saj dhe romancën e tyre 12-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al