1 Shtator, 2017

George dhe Amal Clooney një shëtitje përrallore me varkë në Venecia!


 

George dhe Amal  u fotografuan duke shëtitur me një varkë në Venecia mbrëmjen e 31 gushtit. Vetëm tre muaj pas lindjes së binjakëve çifti i të famshmëve duket se janë më të dashuruar dhe më pranë se kurrë me njëri-tjetrin. Prindërit e rinj, çanin furishëm ujin me barkën e tyre të shpejtë, ndërsa  shihnin yjet e shndritshëm lart në qiell.

George dukej i ëmbël dhe i sofistikuar me kostumin që i rrinte perfekt, ndërsa Amal u shafq me formën e saj trupore të mrekullueshme të pas lindjes, me një fustan shik bardhë e zi. Edhe më herët të dy u panë dhe u fotografuan nga paparacët duke  lënë hotelin e tyre së bashku, të kapur për duarsh dhe të buzëqeshur.

 

Ky udhëtim i çiftit nuk është fare i rastësishëm sepse George-n e pret një fundjavë e madhe përpara, pasi filmi “Suburbicon” ku ai është drejtues, do të ketë premierën në Festivalin e Filmit të Venecias më 2 shtator. Mesa duket Amal nuk e lë vetëm bashkëshortin e saj, por e shoqëron në të gjitha eventet e karrierës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al