25 Shtator, 2019

Genc Prelvukaj i nxjerr ‘sekretin’ Eni Koçit


Janë tashmë çift i konfirmuar i estradës shqiptare, të dy këngëtarë dhe mjaft të suksesshëm. E kemi fjalën pikërisht për Eni Koçin dhe Genc Prelvukajn.

Janë partnerë në jetë dhe s’kanë pse të mos jenë edhe në skenë apo në projektet e gjithsecilit.

Kjo ka ndodhur këtë herë ku Eni e ka marrë me ‘zor’ partnerin e saj të performojë në projektin e saj më të ri, por këtë herë jo si këngëtar, por si piktor.

Dhe për të marrë ‘hak’ Genci i ka zbuluar të dashurës së tij ‘Sekretin’, i cili do jetë gjithashtu titullin i këngës më të re të saj.

“Kur te merr @enikociiii ne xhirim te videospotit te saj te ri me zor ??
Sidoqoftë jam nifare piktori edhe une ?
Btw
Me u rrite ne nje shtepi me Musa Prelvukaj dhe @zake_prelvukaj, te dy piktore me profesion, e mos marre dicka prej tyre nuk bon”, shkruan Genci në postimin e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al