31 Tetor, 2019

Gazetarja që bëri xhiron e rrjetit me videon që shante, rrëfehet për herë të parë publikisht


Jo më larg se një javë, një video ku shfaqej gazetarja e “Tv Apollon” duke sharë shoqëruesit e të ftuarve bëri xhiron e rrjetit dhe u bë shumë virale.

Marsela Topi është ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée”  për të folur për herë të parë publikisht se çfarë ka ndodhur konkretisht, se si është ndjerë ajo dhe pse mendon se videoja është bërë publike.

Gazetarja shan ne mes te emisionit, pushoni mos ja q… robt on Vidnews.

“Je mërzitur ti nga kjo histori?”, e ka pyetur Jonida.

Marsela Topi: – Absolutisht.

Jonida Shehu: – E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?

Marsela Topi: – Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.

Jonida Shehu: – Ata të televizionit çfarë të thanë?

Marsela Topi: – Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.

Jonida Shehu: -Ti vetë si u ndjeve?

Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze. /Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al