28 Dhjetor, 2018

Gazetari po raportonte live për temperaturat e larta, pushuesi shfaqet papritmas nudo (VIDEO)


Ky është momenti qesharak që i ndodhi gazetarit spanjoll Dani Ramirez teksa po raportonte për motin në një transmetim direkt.

Ramirez ishte live në një plazh të Barcelonës, kur një prej pushuesve që ishte pas tij shfaqet nudo dhe fillon të vishet.

Teleshikuesve nuk u ka shpëtuar ky moment, të cilët e kanë filmuar menjëherë dhe më pas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Mediat e huaja shkruajnë se Dani ishte duke raportuar për motin e nxehtë në disa vende, e ai nuk e ka vënë re se çfarë po bëhej pas tij.

Madje shumë persona që kanë parë këtë video janë shprehur se Ramirez e vërtetoi shumë mirë që temperaturat ishin të larta.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al