20 Korrik, 2019

Fyeu Erdgoanin teksa performonte në skenë, aktorja përballet me pasojat e rënda


Këngëtarja dhe aktorja turke, Zuhal Olcay ëshët dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg për fyerje publike ndaj Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Gjithçka kishte nisur me një denoncim në numrin telefonik të policisë. Sipas denoncuesit, Olcay, më 5 Gusht 2016, teksa performonte në një skenë në Kadikoy të Stambollit kishte bërë një veprim me dorë që përmbante fyerje ndaj Presidentit Erdogan.

Fillimisht, Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg, por implementimi i vendimit shtyhej.

Ky vendim u apelua nga avokatët e kreut të shtetit turk, të cilët çështjen e dërguan në Gjykatën Supreme të Apelit, e cila sot miratoi dënimin.

Sipas Haberturk, Olcay duke ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al