28 Mars, 2019

Futi 70 gogla në organin gjenital, 11-vjeçari përfundon në spital dhe…


Një djalë 11-vjeçar në lindje të Kinës iu nënshtrua një operacioni pasi futi 70 gogla të vogla magnetike brenda organit të tij gjenital.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në një spital në Hangzhou, provincën Zhejiang, herët të hënën në mëngjes, pasi pati dhimbje të vazhdueshme dhe vështirësi urinimi.

Mjekët hoqën me sukses topat e vegjël magnetikë gjatë një operacioni dy orësh, sipas raporteve të medias kineze.

Dr Tao Chang i Spitalit të Fëmijëve tha se djali, me nofkën Xiaohua, nuk pranoi të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Një skanim me rreze X zbuloi gogla brenda tij, ku secila ishte rreth pesë milimetra në diametër, të ngjitura me njëra tjetrën në fshikëzën e urinës.

“Ndërsa fëmijët rriten, është normale që ata të bëhen më kuriozë për trupat e tyre”, tha Dr Tao për Metropolis Express, duke shtuar se është jetësore që mësuesit dhe prindërit të komunikojnë me fëmijët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë ndryshimet në trupat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al