29 Mars, 2019

Fuqia e aromave për të luftuar ankthin, stresin dhe depresionin


Nuhatja është një nga pesë shqisat që ka trupi i njeriut. Njerëzit thithin aromat e bimëve që nga kohërat e lashta, por shumë pak e dinë se aromat që na rrethojnë mund të jenë burim i shërimit për disa sëmundje.

Një studim shkencor i botuar në ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’ tregon se aroma e limonit, portokallit, basilisë, mangos, livandos, kanellës dhe aromat e tjera bimore modifikojnë aktivitetin e gjeneve dhe kimisë së gjakut në mënyrë të tillë që të zvogëlojnë nivelet e stresit, të ulin ankthin, të luftojnë inflamacionin dhe depresionin dhe nxisin gjumin.

Aspirimi i aromave të luleve dhe bimëve rikthen nivelet e larta të neutrofileve dhe limfociteve që sjellin stres në vlera pothuajse normale. Hulumtimi gjithashtu tregon se aromat e natyrës zvogëlojnë aktivitetin e mbi 100 gjeneve që lidhen me ankthin dhe nervozizmin. Qelizat e nuhatjes janë të lidhura me zgjerimet nervore në trurin tonë. Nuhatja është ajo që vazhdimisht na ekspozon ndaj të gjitha llojeve të aromave mjedisore dhe lejon që truri ynë të ndikohet nga aroma të ndryshme.

Ka disa aroma që ndihmojnë në çlirimin e kimikateve në tru që nxisin zonën “alfa”. Ky nivel i relaksuar i valëve të trurit bllokon mbidozën e adrenalinës, shkaku kryesor i nervozizmit.

Ja përfitimet që sjellin disa aroma:

Aroma e kafesë është një nga parfumet që stimulon prodhimin e antioksidantëve që dobësojnë ankthin.

Esenca e vaniljes ofron një relaksim shumë të dobishëm që natyrisht ju fton për të shijuar një gjumë të shëndetshëm dhe qetësues.

Zambaku i luginës stimulon shfaqjen e valëve alfa për të na çliruar nga nervozizmi dhe ankthi.

Jasmine, dafina dhe livando janë të njohura për vlerat e tyre relaksuese, mund të na japin një gjendje të shëndoshë me aromën e tyre të këndshme. Janë një mënyrë më e thjeshtë dhe më e natyrshme për të zbutur stresin dhe proceset e ankthit.

Aromat e mjaltit dhe selvisë përmirësojnë përqendrimin dhe lehtësojnë tensionin duke optimizuar aftësinë për të perceptuar shqisat.

Menteja ndihmon në qartësimin e mendjes dhe inkurajon zhvillimin e krijimtarisë dhe imagjinatës. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al