2 Nëntor, 2022

Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po krijojnë “folenë” e tyre të dashurisë! Çifti do të jetojnë së bashku në një apartament


Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po ndërmarrin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Çifti mësohet se do të jetojnë së bashku në një apartament të madh në veri të Romës, jo shumë larg qendrës.

francesco totti9

Ata u fotografuan nga e përjavshmja “Chi”, por çifti nuk ishin vetëm: me ta ishte edhe Isabel, vajza e ish-legjendës së Romës dhe vajza e Noemi Bocchi.

francesco totti8

Nga imazhet duket qartë se vajzat kanë marrëdhënie të mirë, aq sa janë kapur dorë për dore si dy mikesha të vogla.

francesco totti7

Tani Francesco Totti dhe Noemi Bocchi nuk fshihen më. Ata dalin në darkë së bashku pavarësisht nga paparacët, shkëmbejnë puthje dhe përkëdhelje para të gjithëve.

francesco totti6

Mes të dyve, gjithçka po shkon mirë dhe tani ata planifikojnë të jetojnë bashkë, në një shtëpi të madhe ku do të ketë vend për të gjithë familjen.

francesco totti5

Nga ana e saj, Ilary Blasi ka vendosur të heshtë. Ish-çifti do të përballen në gjykatë për ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre

francesco totti4 francesco totti2 francesco totti1 francesco totti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al