11 Maj, 2020

FOTOT/ Vë në plan të parë të pasmet, ylli i televizioneve tregon ndryshimin drastik në trup pasi humbi 13 kg: Ndihem mirë me …


Chloe Ferry ka treguar ndryshimin drastik të trupit të saj pasi humbi 13 kg nga pesha e saj. Ylli 24-vjeçar i televizioneve publiko një foto ku tregonte trupin para dhe pas dobësimit.

Të dy fotot u realizuan nga pas duke vënë në pah të pasmet e saj bombastike.

Chloe dukej shume seksi e veshur me sytjena sportive të zeza ndërsa flokët e saj bjonde i mbante të kapura.

Ajo pranoi se frikësohej të publikonte fotot për shkak të paragjykimeve.

“Më është dashur shumë kohë për të publikuar këto foto, pasi ju e dini unë gjykohem për çdo gjë që bëj,”- shkroi Chloe. “Gjithçka filloi disa vite më parë, duke u bënë në qendër të vëmendjes së medias në moshë shumë të re. Çdo aspekt i jetës sime u komentua dhe më shumë se gjithçka pamja ime e jashtme. Zgjohem në mëngjes me komente që jam e shëndoshë dhe kjo të bën të mendosh se këto njerëz kanë të drejtë dhe duhet të humbas peshë.”

Më pas ajo pranoi: “Doja të dobësohesh shpejt ndaj iu drejtova kirurgjisë me mendimin se këto komente do merrnin fund. Por në fakt janë rritur më shumë.”

Ndaj Chloe mori vendimin për të mos bërë më operacione por që të shkonte në palestër dhe të kujdesej për trupin e saj.

“Nuk ishte mirë jo vetëm për trupin tim por edhe për mendjen,”- u shpreh ylli i televizoneve. “Tani jam e kënaqur me trupin tim, me mënyrën si dukem, fizikisht dhe mendërisht. Më në fund po ndihem mirë dhe dua të ndihmoj ata që mendojnë se nuk munden.”

Ajo zbuloi se ka humbur rreth 13 kg për vetëm 12 muaj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al