13 Nëntor, 2022

Fotot/ U shoqërua në altar nga Donald Trump, brenda dasmës së Tiffany Trump dhe milionerit libanez! Fustani dhe torta që zgjodhi


Tiffany Trump është martuar me partnerin e saj Michael Boulos të shtunën në Palm Beach, Florida.

Tiffany Trump]

Tiffany është vajza e ish-presidentit Donald Trump dhe aktores Marla Maples, të cilët ishin të martuar nga viti 1993 deri në 1999.

29-vjeçarja dhe Boulos u martuan në rezidencën e familjes Mar-a-Lago.

“Jemi të përqendruar në këtë bashkim të shenjtë dhe në mirëpritjen e miqve dhe familjes së dashur, jo në politikë”, tha Marla Maples për PEOPLE, duke shtuar se familja e zgjodhi Mar-a-Lago sepse “kjo ishte shtëpia e fëmijërisë së Tiffany-t dhe ku ajo erdhi në jetë”.

E gjitha familja e Trump ishte në ceremoninë e martesës së Tiffany, ndërsa një burim tha: “Ky është një rast gëzimi familjar”.

Tiffany zgjodhi fustanin e saj të nusërisë si një shenjë për trashëgiminë e Boulos.

Tiffany Trump1

“Është një dasmë libaneze amerikane, kështu që ne ishim shumë të lumtur që Elie Saab të krijonte magjinë”, thotë Maples, e cila gjithashtu kishte veshur një fustan Elie Saab për ditën e martesës së vajzës së saj.

Torta e çiftit ishte e ngjashme me atë të dasmës së Donald dhe Maples, torta Sylvia Ëeinstock 7 metra e gjatë.

Maples tregoi se Tiffany, e cila ishte e porsalindur kur ata u martuan, donte ta rikrijonte.

Ishte Donald Trump që shoqëroi vajzën e tij në altar dhe kërcyen së bashkë vallëzimin e hapjes së ceremonisë si baba e bijë.

Tiffany Trump2

Tiffany dhe Boulos filluan lidhjen në vitin 2018 pasi u takuan në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi.

Çifti u fejua në janar 2021, në fund të mandatit të babait të saj si president dhe e shpallën lajmin në mediat sociale një ditë para se të largohej nga detyra.

Boulos, i cili është djali i një familjeje të pasur libaneze me biznese në Nigeri, i propozoi në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një unazë diamanti prej 1.2 milionë dollarësh, tha një burim për PEOPLE vitin e kaluar.

Tiffany Trump3

“Ka qenë një nder të festoj shumë momente historike, raste historike dhe të krijoj kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, asgjë më e veçantë se fejesa ime me të fejuarin tim të mrekullueshëm Michael! Ndjehem e bekuar dhe e emocionuar për kapitullin tjetër!” shkroi ajo, së bashku me një foto të saj dhe Boulos duke buzëqeshur së bashku në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Tiffany po mendon të mbajë edhe një ceremoni të dytë në Greqi, thanë burimet, pasi vendosi që festën kryesore ta zhvillonte në Mar-a-Lago, më pak se dy orë në larg rezidencës aktuale të çiftit në Miami.

29-vjeçarja u rrit në Calabasas, Kaliforni, me nënën e saj.

“Kjo ishte zgjedhja ime, rritja e saj jashtë qendrës së vëmendjes”, tha Maples në një intervistë në 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al