12 Mars, 2019

Fotot prekëse të 22-vjeçares/ I ekzekutuan të fejuarin 3 javë para dasmës, nusja i shkon me vello në varreza


Këto janë imazhet prekëse që tregojnë një vajzë të ulur në gjunjë afër varrit të fejuarit të saj, e veshur me vello.

Supozohej që kjo duhej të ishte fundjava më e lumtur në jetën e 22-vjeçares, Sara Baluch. Kjo e fundit do të martohej me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi.

“Daily Mail” shkruan se të dielën ajo duhej të shkonte në altar me fustanin e fildishtë të nusërisë për tu martuar Mohammad, por në vend të kësaj shkoi në varrezat ku dashuria e jetës së saj prehet në  Nashville, Tennessee.

Më 19 shkurt, 24-vjeçari u qëllua për vdekje në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Hixson. Ai do i shiste lojërat e tij Xbox One, D’Marcus White me të cilin foli në “Facebook” 20-vjeçari u arrestua me akuzën për vrasje.

Ndërkohë në fotot që Baluch ka realizuar ditën që do bënte dasmën, ajo shihet duke qarë e ulur pranë varrit të të dashurit të saj e rrethuar nga të afërm që thonë lutjet dhe lexojnë Kuranin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al