1 Nëntor, 2020

Fotot paparazi/ Deputetët fashionistë, si i kombinojnë maskat me veshjet dhe aksesorët


Tashmë maska është bërë pjesë e jetës sonë. Në kushtet e alarmit të Covid-19, maska prej disa ditësh është bërë e detyrueshme për t’u përdorur.

Ndërkohë, disa nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kanë filluar të eksperimentojnë me stilin në vendosjen e maskave. Ata nuk janë mjaftuar me maskat bazike, të bardha dhe fare të thjeshta, por kanë bërë maska të personalizuara.

Madje janë impenjuar seriozisht që maska të kombinojë me veshjen. Këtë të enjtë në Parlament na ranë në sy dy prej tyre. Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni kishte mbuluar mjekrën e bardhë, e cila stonon me flokët e zinj, me një maskë të kuqe me lule.

Maska ishte e studiuar për të kombinuar me kollaren dhe të dyja bashkë dukeshin si set. Edhe deputetja Majlinda Halilaj kishte bërë të njëjtën gjë.

Madje kombinimi i maskës së kuqe ishte në harmoni me të gjithë veshjen. Ajo kishte veshur xhaketë të kuqe, këpucë të kuqe dhe mbante një çantë të kuqe.

Të shohim nëse ky kombinim do të bëhet po aq viral sa fjalimi i saj për koorporatat.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al