21 Janar, 2019

FOTOT/ Pamjet fantastike, si u duk në Shqipëri Eklipsi i Super Hënës


Pamje fantastike ato të Eklipsit të Super Hënës së “përgjakur”, që u panë edhe në vendin tonë.

Gjatë këtij fenomeni, Hëna ndryshon ngjyrë, në të kuqërremtë pasi bllokohet drita e diellit nga hija e Tokës, në një kohë kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës.

Sipas mediave të huaja eklipsi i sotëm u pa në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Veriore (SHBA, Canada, Meksikë, etj) dhe atë Jugore (Brazil, Argjentinë, Kolumbi, etj) si dhe në Arktik.

Shihni fotot e shkrepura nga LSA-ja. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al